Ish-kryeministri kroat, Ivo Sanader është dënuar me tetë vjet burgim në rigjykimin e tij për korrupsion.

Sanader u shpall fajtor në një rigjykim dhe u dënua tetë vjet burg.

Fajtorë janë shpallur edhe bashkëpunëtorët e tij dhe partia që i përket, HDZ.

Përfitimi është bërë në atë mënyrë që firma Fimi Media është angazhuar nga Qeveria kroate dhe përmes punëve që i janë dhënë, kanë përfituar si Sanader ashtu edhe partia HDZ.

Sipas Index.hr, Ivo Sanader dhe të pandehurit e tjerë nuk ishin të pranishëm kur iu shqiptua dënimi./21Media