Çifti i njohur i estradës, Venera Lumani dhe Lind Islami, festojnë sot tetë vjetorin e lidhjes.

Në rrjetin social Instagram, Venera ka ndarë me ndjekësit një pjesë të projektit të tyre të fundit, teksa ka shkruar edhe një pjesë të tekstit si dedikim për të dashurin.

“Edhe kohën pas me e kthy
Jo asgjë s’kisha ndryshu
M’thuj ca mundet neve me na thy?!

Më e mira jonë hala s’ka ardh
Gëzuar 8 vjetorin, o dashuria e jetës sime!”, ka shkruar Venera.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by VENERA (@veneralumani)

Venera dhe Lindi më shtatë shkurt kanë publikuar projektin e ri muzikor  “Me ty” që deri tani ka arritur mbi 250 mijë klikime në Youtube./21Media