Ministri jep detaje

Ministri jep detaje

Në Klinikën Infektive në Shkup dhe Spitalin “8 shtatori” gjithsej janë 80 pacientë të hospitalizuar si pasojë e virusit COVID-19, informoi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Nga ta 21 janë në gjendje më të rëndë klinike, ndërsa 9 janë me aparate për frymëmarrje mekanike.

Filipçe tregoi se edhe lehonës nga Kumanova i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, përcjell tv21.tv.

Sa u përket pacientëve që duhej të lëviznin nga Ohri në Manastir, ministri tregoi se ata dje kanë arritur në Spitalin Klinik të Manastirit ku edhe do të mjekohen në këtë qendër rajonale, e kalimi u bë për shkak se infrastrukura e këtij spitali është më e mirë, me ndarje të mirë të repartit infektiv nga pjesa tjetër e objektit si dhe ka mjaftushmëm infektologë dhe anesteziologë.

Në 24 orët e fundit në Klinikën Infektive në Shkup janë pranuar 4 pacientë të rinj, e po ashtu 4 janë shtruar edhe në spitalin e Shtipit./TV21