81-vjeçari Carlos Soria pret të përjetojë edhe një herë këtë pranverë në ajrin e Himalajeve, ku planifikon që të ngjitet në malin Dhaulagiri në Nepal.

Pastaj, në vjeshtë, ai shpreson të arrijë Shishapangma në Tibet. Nëse ai i arrin t’i realizojë të dyja, ai do të bëhet personi më i vjetër që ka arritur në 14 majat më të larta të botës, të gjitha këto i kalojnë 8,000m, transmeton rtv21.tv.

Carlos, një pensionist i lindur në Avila në veri-perëndim të Madridit, është ngjitur gjatë gjithë jetës së tij. Por në dy dekadat e fundit ose më shumë, bëmat e tij në thyerjen e një tufë rekordesh alpinizmi të lidhura me moshën e kanë bërë atë unik.

Ai është ngjitur në 11 nga 14 majat më të larta në botë që prej moshës 60 vjeçare. Ai u bë personi më i vjetër që u ngjit në majën e malit Everest në moshën 62 vjeçare. Nga mosha 70 vjeçare ai kishte përfunduar ngjitjet e majave më të larta në të shtatë kontinentet./21Media