Në Kosovë sot janë rregjistruar 82 raste të reja me koronavirus, sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike ky rezultat ka dalë nga testimi i 456 mostrave.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 41, komuna e Gjakovës 14 raste, komuna e Vushtrrisë 7 raste, komuna e Prizrenit 5 raste, komuna e Ferizajit 3 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Podujevës 2 raste, komuna e Fushë Kosovës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Klinë, Lipjan, Obiliq, Mamushë dhe Rahovec“, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Sot në Kosovë janë shëruar 7 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 980. /21Media