83 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në Kosovë gjatë 24 orëve, nga 457 testime, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Vushtrrisë 15 raste, komuna e Prishtinës 14 raste, komuna e Gjilanit 12 raste, komuna e Pejës 9 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Dragashit 8 raste, komuna e Mamushës 7 raste, komuna e Prizrenit 6 raste dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Obiliq dhe Skenderaj.”, thuhet në njoftim.

Po ashtu sot janë shëruar edhe pesë pacientë.

Që nga 13 marsi në Kosovë me koronavirus janë infektuar 1916 raste, prej tyre  973 persona kurse kanë vdekur 34./21Media

TETËDHJETË E TRI RASTE ME COVID-19 DHE PESË TË SHËRUAR!Sot më 18 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë…

Gepostet von Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës am Donnerstag, 18. Juni 2020