Qytetarët vazhdojnë të mos respektojnë masat e vendosura për mbrojtje ndaj COVID-19.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, policia ka shqiptuar 845 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19.

Pesë persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, ndërsa janë shënuar edhe 596 raste të reja me Covid-19.