85 persona me Covid-19 janë duke u trajtuar sot në Klinikën Infektive në QKUK.  Sipas raportit të kësaj klinike 42 raste janë duke u trajtuar ne reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

“Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 6 raste në gjendje kritike. Sot nga klinika do të lirohen 8 raste të shëruara nga infeksioni me Covid-19 si dhe 2 raste ende pozitive, por në gjendje stabile.”, thuhet në raport.

Po ashtu bëhet e ditur se në inë intensive tek objekti i Mjekësisë Sportive janë 3 pacientë, 1 i intibuar dhe 2 me CPAP.

“Në Klinikën e Pulmologjisë dhe Dermatologjisë janë të shtrirë 22 raste të dyshuara me Covid-19 dhe 4 raste me Covid-19 pozitiv që pritet të transferohen në Klinikën Infektive.”, thuhet në njoftim./21Media

Në raportin e datës 24.06.2020 të Klinikës Infektive në QKUK, bëhet e ditur se në klinikë janë të shtrirë 100 raste. …

Gepostet von QKUK- Shskuk info am Mittwoch, 24. Juni 2020