Italia ka regjistruar sot një rritje të numrit të viktimave e të rasteve pozitive me COVID-19.

85 është numri i viktimave, kurse 518 raste të reja pozitive. Numri i viktimave ka arritur në 33 mijë e 774 e i të infektuarve në mbi 235 mijë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 36 mijë e 976, ndërsa numri i personave të shëruar deri më sot është 163 mijë e 781.

Në strukturat spitalore situata është çdo ditë e më mirë, shenjë kjo që virusi po shfaqet më pak agresiv.

Numri i personave të shtruar është aktaulisht 5,301 e i atyre që po kurohen në repartet e terapisë intesive është 316.