Një 85 vjeçare në Indi praktikon artin luftarak dhe duket se kjo praktikë e saj ka shumë sukses, sepse tashmë ka marrë edhe vëmendjen e botës.

Shanta Pawar këtë praktikë e filloi me një qëllim, që të fitojë para për të mbajtur familjen e saj, por asaj nuk i ka shkuar në mendje se shpejtë do të bëhej sensacion edhe në internet.

Ajo për Reuters ka thënë se këtë e bën për të  tërhequr vëmendjen e njerëzve, dhe kështu, ata i japin para. Sipas saj, falë artit luftarak fiton nga 20 deri në 60 dollarë në ditë, përcjell rtv21.tv

Megjithatë Shanta ka treguar se një lloj arti luftarak, të quajtur Lathi Kathi e ka mësuar kur ka qenë vetëm 8 vjeçe, dhe prej atëherë nuk ka ndaluar ta praktikojë atë, por tani, atë e praktikon në rrugë, si mënyrë për të fituar para për familjen e saj.

Shanta krenohet me këtë lloj arti luftarak dhe thotë se edhe pse në këtë moshë, është në formë të përkryer për ta praktikuar atë.

85 vjeçarja falë kësaj praktike, në mediet sociale ka marrë nofkën “Luftëtarja Aaji”./21Media