Gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 855 raste të reja me covid-19,  nga gjithsej 1930 testime. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bënë të ditur se në 24-orët e fundit janë shëruar 748 persona.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 298 raste, Mitrovicë 62 raste, Gjilan 60 raste, Vushtrri 50 raste, Fushë-Kosovë 45 raste, Ferizaj 44 raste, Podujevë 37 raste, Prizren 36 raste, Lipjan 34 raste, Gjakovë 25 raste, Pejë 18 raste, Suharekë 17 raste, Drenas 15 raste, Viti 15 raste, Skenderaj 12 raste, Malishevë 11 raste, Kamenicë 10 raste, Klinë 10 raste, Shtime 10 raste, Deçan 8 raste, Rahovec 8 raste, Istog 7 raste, Obiliq 7 raste, Kaçanik 4 raste, Dragash 3 raste, Mamushë 3 raste, Kllokot 2 raste, Novobërdë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë dhe Zveçan.

Gjatë 24-orëve të fundit 11 persona kanë humbur betejën me COVID-19, me këto viktima numri i vdekjeve në Kosovë nga Covid-19 ka arritur në 885.

Numri total i rasteve pozitive është 32.877 raste nga 127.722 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, kurse numri total i të shëruarëve 19.772./21Media 

1.930 TESTIME, 748 TË SHËRUAR DHE 855 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Friday, November 20, 2020