Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar 862 raste të reja me COVID-19, nga 2 mijë e 699 teste të realizuara.

Nga Instituti për Shëndet Publik janë regjistruar 223 pacientë të shëruar, ndërsa betejën me koronavirus e kanë humbur 14 pacientë të moshës nga 35-90 vjeç.

Ndërsa raste aktive në Maqedoninë e Veriut janë 8587./h21Media