Nga marsi 2020 deri në 30 shtator 2020, në Itali janë 875 gra shtatëzane të infektuara nga Covid-19. Kjo e dhënë është publikuar nga Instituti Suprem Italian i Shëndetit Publik pas një studimi të Sistemit Italian të Obstretikës, Italian Obstetric Surveillance System.

Rasti i parë i një gruaje shtatzëne e infektuar nga Covid 19 në Itali është verifikuar më 25 shkurt 2020 e deri më sot nuk është verifikuar asnjë vdekje nga Covid-19 e ndonjë gruaje shtatzënë.

53 % e rasteve të infektuar janë në rajonin e Lobmardisë, e për çdo rast pozitive te gratë shtatëzënë është krijuar një regjistër infromativ mbi gjendjen e tyre klinike, terapinë e asistencës shëndetësore, si dhe mbi karateresikat e tyre social-demografike.

Vetëm 2% e grave shtatzënë të infektuara janë kuruar në repartet e terapisë intesive, 18.6% kanë pasur si pasojë një polmonit dy krahësh.

Në analizat statistikore të rasteve të studiuara është llogaritur se në një nivel kombëtar në çdo 1000 lindje 2.9% e grave janë infektaur nga koronavirusi. Në rajonet veriore kjo përqindje shkon mesatarisht 5.5% në çdo 100 lindje, në rajonet qëndore 1.6% në çdo 1000 lindje, në jug të Italisë 0.6% gra të infektuara në çdo 1000 lindje e në veçanti në rajonin e Lombardisë, më i godituri nga pandemia, rastet pozitive te gratë shtatëzënë janë 8.9% në çdo 1000 lindje.

13% e lindjeve kanë qenë të parakohshme e gati dyfishin më shumë në krahasim me koeficientin në shkallë kombëtare dhe pse në 71% të rasteve vendimi është marrë para lindjes spontane të tyre.

Prej marsit deri në shtator të 2020 janë verifikuar 6 vdekje foshnjash në bark e 1 vdekje e një foshnjeje pas lindjes, të lidhura me pasojat e shkaktuara nga infektimi.

E ndër të gjitha rastet e analizuara, vetëm 2.8% e tyre kanë rezultuar pozitive dhe pas lindjes.

Ndërsa, në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 662 viktima e 21 052 të infektuar nga Covid 19. Numri i të infektuarve aktivë është sot 754 169.

24 orëshi i fundit ka shënuar 23.023 të shëruar më shumë e numri i përgjithshëm i tyre ka arritur në 896.308.

Në repartet e terapisë intesive numri i pacientëve është aktualisht 3517 të infektuar. Në izolim shtëpiak janë 720.494 të infektuar e 30.158 të tjerë që po kurohen në strukturat spitalore.

Në 24 orët e fundit janë kryer rreth 195 mijë tamponë e deri më sot numri i tyre është gati 23 milionë tamponë të kryer.

Që nga marsi deri më sot Italia ka regjistruar 1.709.991 të infektuar dhe kanë vdekur 59.514 persona të cilët kanë qenë të prekur me Covid-19.