Rama: Ata janë ngujuar nga frika

Sipas kryeministrit të Shqipërisë PD kurrë nuk ka fituar

Partia Socialiste ka mbajtur të enjten pasdite një miting me të rinjtë që votojnë për herë të parë në Tiranë.

Me këtë rast kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Partia Demokratike nuk ka fituar kurrë, përveç në rastet kur PS ka qenë e ndarë.

“Kurrë nuk kanë fituar, ata kanë përfituar nga ndarja jonë, kanë përçarë dhe kanë sunduar, por ajo kohë ka ikur”, ka thënë Rama.

Ai ka theksuar se protestuesit demokratë të mbledhur tash e sa kohë në çadra, dëshirojnë që t’i zënë Shqipërisë rrugën.

“Duan t’i zënë Shqipërisë rrugën. Duan t’ju zënë ju dhe prindërve tuaj rrugën. Ata janë ngujuar në atë çadër nga frika e drejtësisë. Çadrën e kanë ngritur mu në mes të procesit demokratik”, ka thënë Rama.

Back to top button