Basha: Qeveria teknike do t’i hapë rrugë zgjedhjeve të lira

Kryetari i PD-së rikujtoi edhe premtimin e tij

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ri theksoi sot se më 18 qershor nuk do të ketë zgjedhje, Edi Rama do të largohet dhe një qeveri teknike do t’i hapë rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Vendi së pari duhet dhe do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, të lira nga droga që shtrihet kudo, nga krimi që përgjon dhe kërcënon kudo. Kjo është një kauzë e madhe, e drejtë, një kauzë historike”, deklaroi kryedemokrati.

Ai rikujtoi premtimin e tij se orën e parë të republikës së re do të anulojë ligjin për arsimin e lartë ndërsa shtoi se prej dy javësh PD ka nisur punën për hartimin e ligjit të ri.

“Orën e parë të republikës së re do të nënshkruajmë anulimin e ligjit të arsimit të lartë dhe rikthimin e tarifave të përballueshme. Ka nisur prej një jave puna për hartimin e ligjit të ri për arsimimin e lartë që do konsultohet dhe miratohet vetëm pasi të ketë vulën e rinisë. Shumë ka për të humbur Edi Rama dhe shpura e tij, koncesionet korruptive do të anulohen”, tha Basha.

Back to top button