Tash e disa ditë numri i të shëruarve nga Covid-19 në Kosovë është më i lartë sesa i të infektuarve. Gjatë 24 orëve të fundit  janë regjistruar edhe 109 pozitive me koronavirus nga gjithsej 744 mostra të testuara. Kurse, brenda kësaj periudhe janë shëruar 454 pacientë.

Nga Covid-19 në Kosovë gjatë 24-orëve të fundit tetë persona kanë vdekur si pasojë e Covid-19, në total numri i viktimave nga covid-19 ka arritur në 1.325.

Numri total i rasteve pozitive është 50.910 raste nga 181.148 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.325 raste të vdekjes.

Ndërsa, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 40.423 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.162./21Media 

454 TË SHËRUAR DHE 109 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Tuesday, December 29, 2020