Raporti i fundit i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur për vdekjen e 8 personave nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Sipas IKSHPK-së në vend janë shënuar edhe 767 raste të reja të të infektuarve me virusin korona, e ku që nga 13 marsi kur edhe janë paraqitur dy rastet pozitive e deri më tani, numri i rasteve pozitive ka shkuar në 26 mijë e 888.

Ndërsa numri i të shëruarve deri më sot është 16 mijë e 685.

Kurse numri i rasteve aktive është 9 mijë e 418./21Media