Ditëve të fundit në Kosovë është vërejtur rënie e numrit të të infektuarve me Covid-19, megjithatë numri i të vdekurve mbetet i lartë. Vetëm gjatë 24 orëshit të fundit janë regjistruar 8 të vdekur.

Aktualisht janë edhe 9.515 raste aktive të regjistruara me Covid-19 . Në 24 orëshin e fundit janë regjistrruar edhe 181 raste positive nga 1002 mostra  të testuara. Ndërkohë janë shëruar 407.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 78 raste, Podujevë 21 raste, Mitrovicë 17 raste, Pejë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Gjilan 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Drenas 5 raste, Ferizaj 5 raste, Prizren 5 raste, Vushtrri 4 raste, Deçan 3 raste, Malishevë 3 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Obiliq 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Klinë, Lipjan dhe Shtime./21Media