9 mijë e 749 raste aktive me Covid-19 në Kosovë
28 Dhjetor 2020
Katër viktima nga koronavirusi dhe 215 raste të reja pozitive janë raportuar të dielën në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se dy raste të vdekjes janë nga Ferizaj, ndërsa nga një në Drenas dhe Istog.
Rastet e reja pozitive u konfirmuan pas testimit të 1 mijë e 12 mostrave.
Gjatë 24 orëve të fundit, thuhet se 428 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.
Kosova ka konfirmuar në total 50 mijë e 620 raste me Covid-19, prej tyre, 1 mijë e 309 pacientë kanë vdekur, ndërsa 39 mijë e 562 janë shëruar. Raste aktive aktualisht janë 9 mijë e 749./21Media