9 milionë euro në përkrahje të fermerëve

 
Sot se ka filluar ekzekutimi i pagesave të subvencioneve (kësti i dytë) në vlerë 9 milionë në përkrahje fermerëve, kështu ka njoftuar Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci.
Sipas një komunikate për media, pas marrje së opinionit ligjor nga Zyra e Kryeministrit, Ministrisë së Financave, të Punës dhe Transfereve dhe themelimit të Task Forcës nga Ministri Faton Peci, ka filluar procesi i pagesës së subvencioneve të dyta.
“Për fermerët dhe opinionin rikujtojmë se procesi i shpërndarjes së subvencioneve në Ministrinë e Bujqësisë ka qenë një proces shumë delikat sepse përfituesit në të kaluarën janë njoftuar pa mbulesë financiare. Njëkohësisht mënyra e shpërndarjes së subvencioneve në të kaluarën është aktualisht objekt i hetimeve nga organet e rendit. Si rrjedhojë e kësaj, cdo veprim i ndërmarrë ka paraqitur domosdoshmërinë e marrjes së opinioneve ligjore deri në sigurimin e mjeteve si dhe bashkëpunimin e duhur me organet e rendit si garancë e mos dëmtimit të procesit”, thuhet në një komunikatë për media./21Media

Back to top button