Policia e Kosovës brenda 24 orëve të fundit për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë ka ndaluar 9 persona.

Komuna e Prizrenit prinë me 7 të arrestuar, ndërsa një rast në Prishtinë dhe një nga departamenti i kufirit.

Kurse sa i përket statistikave të përgjithshme, Policia njofton se ka arrestuar 21 persona, ku 15 janë dërguar në mbajtje. Kurse për shkelësit e rregullave në komunikacion gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 925 tiketa trafiku./21Media