Nëntë raste aktive me koronavirus në Prishtnë kanë dalë negative në testimin e parë. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se nuk ka asnjë rast të ri me COVID-19 në Prishtinë. Ahmeti është shprehur optimist se Kosova është duke e kaluar pandeminë.

“Po shkojmë drejt shërimit dhe të kthehemi në normalitet me hapa të vegjël por të sigurt.”, ka shkruar ndër tjerash Ahmeti në Facebook.

Asnjë rast i ri në Prishtinë e katër në krejt Kosovën. 43 të shëruar në krejt Kosovën, e 9 raste aktive në Prishtinë…

Gepostet von Shpend A. Ahmeti am Mittwoch, 6. Mai 2020