9 persona të prekur me COVID-19 kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut. 3 nga Shkupi, 2 nga Tetova dhe nga 1 nga Prilepi, Struga, Gostivari dhe Velesi.

Në Klinikën Infektive në Shkup kanë ndërruar jetë dy pacientë të moshës 62 vjeçare, njëri nga Shkupi e njëri nga Tetova.

Në Spitalin “8 shtatori” ka vdekur një 69 vjeçar nga Shkupi i hospitalizuar më 13 qershor, një paciente 73 vjeçare nga Shkupi e shtruar në spital më 2 qershor dhe një pacient nga Velesi i moshës 70 vjeçare i hospitalzuar më 2 qershor.

Në spitalin e Prilepit ka ndërruar jetë paciente e moshës 81 vjeçare, e hospitalizuar më 11 qershor. Në spitalin e Tetovës ka vdekur pacient 59 vjeçar. Në spitalin e Ohrit ka humbur jetën një pacient nga Struga i moshës 69 vjepare ndërsa në spitalin e Gostivarit ka vdekur një paciente 58 vjeçare e cila kishte ndërruar jetë më 11 qershor ndërsa rezultati për koronavirus është marrë pas vdekjes.

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 162 raste të reja me koronavirus. Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 92 raste të reja, në Tetovë 32, në Resnjë 14, në Dibër 5, në Ohër 4, në Kumanovë 3, në Strugë 3, në Prilep 2, në Gostivar 2 dhe nga një i infektuar në qytetet Shtip, Gjevgjeli, Strumicë, Kriva Pallankë dhe Shën Nikollë. Gjithsej janë bërë 778 teste.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 është 2159 të prekur. Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 4057 të infketuar, prej të cilëve 188 kanë humbur betejën me koronavirusin ndërsa 1710 janë shëruar.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 5 pacientë të shëruar, 2 nga Shkupi, 2 nga Prilepi dhe një nga Tetova./TV21