9 pacientë të prekur me koronavirus kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup kanë vdekur 3 të infektuar të moshave 47, 78 dhe 85 vjeç. Në Spitalin “8 shtatori” kanë ndërruar jetë 4 persona. Dy nga Shkupi të moshës 67 dhe 69 vjeç, një paciente nga Kumanova 67 vjeçare dhe një pacient 61-vjeçar nga Tetova. Në Spitalin e Kumanovës ka ndërruar jetë një pacient 81-vjeçar, ndërsa në Spitalin e Ohrit një pacient 83 vjeçar.

Nga 1391 teste të bëra në 24 orët e fundit, 193 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, informon Ministria e Shëndetësisë.

Numri më i lartë i rasteve të reja është në Shkup me 140 të infektuar, në Tetovë janë regjistruar 19 raste, në Ohër 11, në Shtip 6, në Strugë 5, në Gostivar 4, në Kumanovë 2, në Resnjë 2, në Veles 2, ndërsa në Dibër dhe Shën Nikollë nga 1 rast i ri i të prekurve me koronavirus.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 46 persona të shëruar. 35 nga Shkupi, 6 nga Shtipi dhe nga një i shëruar në qytetet Kumanovë, Tetovë, Strugë, Gostivar dhe Vallandovë.

Me këto raste të reja, numri aktiv i të prekurve me koronavirus në vend arrin në 2469 persona. Totali i të prekurve nga virusi deri më tani është 4482 persona, nga të cilët 1803 janë shëruar ndërsa 210 kanë vdekur.

Deri më tani në vend janë bërë 46,445 teste për COVID-19. Sot nuk janë bërë teste në kuadër të skriningut, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë./ TV21.