9 të vdekur e 78 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

 

9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv janë raportuar në Kosovë në 24 orët e fundit.

Janë testuar gjithsej 459 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 78 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 13.791 raste nga 52.616 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 548 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 190 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.113 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.130./21Media

190 TË SHËRUAR DHE 78 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Gepostet von Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës am Donnerstag, 3. September 2020

 

Back to top button