Interesante dhe të frikshme

Interesante dhe të frikshme

Toka është shtëpia jonë. Dhe nganjëherë duket se çdo cep i saj është i përshtatshëm për jetën.

Sidoqoftë, jashtë shtëpisë komode që kemi krijuar vetë, ekzistojnë vende më pak komode.

Ka vende marramendëse që, edhe pse duken të pasigurta, janë akoma fole familjare të dikujt, përcjell rtv21.tv

9. Castellfollit de la Roca, Spanjë

Castellfollit de la Roca është një fshat në provincën e Gironas. Ajo është e vendosur në një shkëmb të formuar mijëra vjet më parë nga lava e ngurtësuar. Shkëmbi i bazaltit mbi të cilin ndodhet fshati ngrihet në një lartësi prej 50 metrash dhe shtrihet për një kilometër. Popullsia e fshatit është rreth 1.000 banorë, përcjell rtv21.tv

8. Manastiri i varur, Kinë

Ky manastir ishte ndërtuar në një shkëmb në 491 pranë malit të shenjtë Heng. Një numër sallash janë ndërtuar përgjatë shkëmbit të pjerrët që shërben si muri i pasmë. Që nga viti 1982, manastiri është mbrojtur si një monument kombëtar i Kinës.

7. Kalaja e Lihtenshtajnit, Gjermani

Kjo kështjellë përrallore ndodhet në një lartësi prej 817 metrash. Pranë saj gjenden rrënojat e një kështjelle mesjetare, të ndërtuara në 1150-1200 dhe të shkatërruara në fund të shekullit XIV. Kështjella e tanishme është ndërtuar në 1840-1842 dhe sot i përket Dukes së Urach-it. Ajo strehon një koleksion të armëve dhe jo vetëm dhe është e hapur për vizitorët.

6. Manastiret Meteora, Greqi

Vendndodhja e Manastireve Meteora në shkëmbinjtë e pjerrët ka siguruar siguri kundër pushtimeve. Përgjatë historisë së tyre, ka pasur 22 ose 24 manastire.

5. Kalapana, Hawai

Në vitin 1986, rrjedha e lavës nga një vullkan e kishte kthyer këtë vend në një qytet fantazmë. Por, përkundër faktit se qasja në qytet është mbyllur, disa njerëz ende jetojnë aty. Deri në vitin 2010, në Kalapana kishin mbetur 35 shtëpi.

4. Shtëpitë e pemëve Korowai, Indonezi

Korowai, janë njerëzit që banojnë në juglindje Papua-Perëndimore në Provincën Indoneziane të Papua-s. Ata janë të famshëm për ndërtimin e shtëpive me pemë në lartësi të mëdha, disa prej të cilave arrijnë 50 metra. Kështu, Korowai shpëton nga përmbytjet dhe nga klanet rivale që kapin gra dhe fëmijë për skllavëri.

3. Solvay Hut, Zvicër

Kjo kasolle malore është e vendosur në një lartësi prej 4,003 metrash mbi nivelin e detit në rrugën për në Matterhorn. Brenda Solvay Hut janë 10 shtretër dhe një radiotelefon. Nuk ka ushqim, sepse kasollja mund të përdoret vetëm në rast emergjencash të shoqëruara me përkeqësimin e motit, shkruan bright side, përcjell rtv21.tv

2. Santos, qyteti i kullave, Brazil

Ju mund ta shihni me sy të lirë se diçka nuk është në rregull me këtë peizazh bregdetar. Gabimet që tani janë shumë të vështira për tu rregulluar janë bërë kur janë ndërtuar themelet. Për shkak të një thellësie të pamjaftueshme, themelet kanë qenë shumë të dobëta për ndërtesat e mëdha. Përkundër faktit se ndërtesat po “vallëzojnë”, qiramarrësit trima nuk i lënë ato.

1. Rrugët malore aziatike

Përkundër rreziqeve të vërteta të lartësive të mëdha, rrugët malore në Azi janë vazhdimisht të zëna. Vendasit janë mësuar aq shumë në rrugët e tyre saqë guxojnë të udhëtojnë edhe në çatitë e autobusëve./21Media