9 viktima nga Covid-19 në Maqedoni të Veriut

Në 24 orët e fundit, janë shënuar 9 viktima nga Covid-19 në Maqedoni të Veriut, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Gjithashtu, nga 1.483 teste të kryera janë regjistruar 172 raste të reja me koronavirus.
Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar 381 pacientë të shëruar.
Që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar gjithsej 209.449 raste, prej të cilëve 193.781 janë shëruar.
Aktualisht në Maqedoni të Veriut janë 8.331 raste aktive me Covid-19./tv21

Back to top button