Një djalë nëntë vjeçar nga Kenia i cili bëri një makinë për larjen e duarve prej druri për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Për këtë ide ai u shpërblye nga presidenti.

Ai ka thënë se është “shumë i lumtur” pasi mori një çmim presidencial.

“Tani kam dy makina dhe dua të bëj më shumë”, tha Stephen Wamukota.

Një kovë me ujë duke përdorur një pedale për të shmangur prekjen e sipërfaqeve për të zvogëluar infeksionet, transmeton rtv21.tv.

Stephen erdhi me idenë pasi mësoi në TV për mënyrat për të parandaluar përhapjen e virusit.

Kenia ka raportuar më shumë se 2 mijë raste të vdekjeve nga Covid-19.

Stephen dhe familja e tij jetojnë në fshatin Mukwa, në vendin Bungoma, të Kenisë perëndimor, vend ky i cili nuk ka raportuar asnjë rast të vetëm të virusit./21Media