Provat  e  para tregojnë se vaksina e Pfizer BioNtexh është 90% efektive ndaj koronavirusit, njofton kjo kompani.

“Sot është një ditë e shkëlqyer për shkencën dhe njerëzimin. Grupi i parë i rezultateve nga faza 3 e provës sonë të vaksinave Covid-19 siguron provat fillestare të aftësisë së vaksinave tona për të parandaluar Covid-19. Ne jemi duke arritur këtë moment të rëndësishëm në programin tonë të zhvillimit të vaksinave në një kohë kur bota ka më shumë nevojë për të me normat e infeksioneve që vendosin rekorde të reja, spitalet me kapacitetit të tepërta dhe ekonomitë që përpiqen të rihapen”, tha Dr Albert Bourla, kryetari dhe shefi ekzekutiv i Pfizer.

Kompania thotë se mbledhja e të dhënave të kërkuara  do të zgjasë deri në javën e tretë të nëntorit, pas së cilës ajo do të paraqesë një dosje te rregullatorët për miratim. Licencimi i shpejtë mund të nënkuptojë dozat e para që u jepen punonjësve të kujdesit shëndetësor deri në fund të vitit./21Media