83 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në Kosovë gjatë 24 orëve nga 457 testime, njoftoi sonte Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, duke e çuar në 1 mijë e 916 numrin e përgjithshëm të të infektuarve. Nga ky numër i përgjithshëm, 973 janë shëruar, ndërsa 34 persona kanë vdekur.

MSH-ja njofton se në Kosovë janë 909 raste aktive me koronavirus.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, që nga fillimi i pandemisë janë kryer 20 mijë e 206 testime./21Media