Numri i infeksioneve të reja në Austri është rritur përsëri në 24 orët e fundit. Pothuajse 3,000 raste të reja u raportuan për Krishtlindje.

1,519 infeksione të reja të hënën, 1,853 të martën, 2,131 të mërkurën dje dhe një rritje e numrave në vend u regjistrua përsëri të enjten.

Në 24 orët e fundit ka pasur pothuajse 3,000 raste të reja me Covid-19 në të gjithë Austrinë. Një total prej 2,847 infeksioneve të reja dhe 91 vdekjeve u raportuan në vetëm një ditë në Krishtlindje. Deri më tani ka pasur 347,204 rezultate pozitive në Austri, transmeton rtv21.tv.

Deri më sot 5,745 njerëz në të gjithë Austrinë kanë vdekur nga pasojat e virusit dhe 315,952 janë shëruar. Aktualisht, 2,648 njerëz janë në trajtim spitalor për shkak të virusit korona dhe 445 prej tyre janë në njësitë e kujdesit intensiv./21Media