Sot në Klinikën Infektive janë të shtrirë 97 pacientë, prej tyre 93 me Covid-19.

41 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 raste në gjendje kritike, shkruan rtv21.tv.

“Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sipas raportit të datës 22.06.2020, janë të hospitalizuar 97 raste. Prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 93 raste. Sot, lirohet 1 rast i shëruar nga infeksioni me Covid- 19 dhe po ashtu, lirohet 1 rast pozitiv në gjendje stabile për vetizolim në shtëpi”, thuhet në raportin e Klinikës Infektive.

Numri i të vdekurve në Kosovë si pasojë e Covid-19 është rritur në 37./21Media