Kryeministri ende në kujdes intensiv

Kryeministri ende në kujdes intensiv

Numri i vdekjeve në Britani të Madhe nga koronavirus është rritur përsëri në azhurnimin e fundit ditor për krizën që e ka vendosur vendin në mbyllje për 16 ditë dhe e ka lënë kryeministrin Boris Johnson në kujdes intensiv.

Numri i viktimave është 936, duke rritur kështu bilancin e vdekjeve me COVID-19 në 7 mijë e 172 pas ditës më vdekjeprurëse.

Anglia ka regjistruar më së shumti vdekje (6 mijë e 438), e ndjekur nga Skocia (366), Uellsi dhe Irlanda Veriore.

Kryeministri Johnson mbetet në kujdesin intensiv në një spital në Londër, ku u tha se ishte në “humor të mirë”.