Në moshën 94 vjeçare, Benito Rimini u diplomua për herë të tretë.

Për të është titulli i tretë akademik pas diplomës në Shkencat Ekonomike dhe Tregtare të marra në vitin 1954 në Universitetin e Perugia dhe diplomës në Sociologji në vitin 1990 në Universitetin e Urbino, transmeton rtv21.tv.

Rimini, që jeton në Biella, tani ka marrë një diplomë tre-vjeçare në Filozofi dhe Komunikim në Universitetin e Piemonteve Lindore me vlerësimin maksimal 110/110.

Benito Rimini mbrojti temën e titulluar “Tema e ankthit dhe të jetuarit për vdekje në Heidegger.

Shoqëruesit e tij në ditën e diplomimit ishin djali i tij Luigi, mbesat e tij Lavinia dhe Olga.

“Unë e dua jo vetëm filozofinë, por dijen në përgjithësi”, shpjegoi Rimini pas mbrojtjes së tezës./21Media