David Attenborough ka thyer rekordin e Jennifer Aniston për kohën më të shpejtë për të arritur një milion ndjekës në Instagram.

Sipas Rekordeve Botërore të Guinness, David Attenborough në moshën 94 vjeçare bëri që numri i ndjekësve të shkoi në shtatë shifra në 4 orë e 44 minuta të enjten.

Postimi i tij debutues tha: “Ruajtja e planetit tonë është tani një sfidë komunikimi”.

Tetorin e kaluar, ylli i “Friends”, Jennifer Aniston arriti momentin kryesor në pesë orë e 16 minuta, transmeton rtv21.tv.

Në videon e tij të parë, transmetuesi veteran u tha ndjekësve: “Unë jam duke e bërë këtë veprim dhe duke eksploruar këtë mënyrë të re komunikimi sepse, siç e dimë të gjithë, bota është në telashe. Kontinentet janë në zjarr. Akullnajat po shkrihen. Shkëmbinj nënujorë koralesh po vdesin. Peshqit po zhduken nga oqeanet tona. Lista vazhdon dhe vazhdon. Ruajtja e planetit tonë është tani një sfidë komunikimi.”

Ai bashkohet me një listë të larmishme të figurave publike të cilët në një moment kanë mbajtur rekordin për personat më të shpejtë për të fituar një milion ndjekës.

Totali i ndjekësve të David u rrit në 2.5 milionë brenda 24 orësh. Sidoqoftë, ai është prapa personit më të ndjekur në përgjithësi – futbollistit Cristiano Ronaldo, i cili ka 238 milionë.

 

View this post on Instagram

 

David Attenborough has spent a lifetime travelling, exploring the wild places of our planet and documenting the living world in all its variety and wonder. He’s also witnessed the damaged caused. Saving our planet is now a communications challenge. We know what to do, we just need the will. That’s why we want to share this message on Instagram. Because there is hope and together, we can inspire change. Social media isn’t David’s usual habitat so while he’s recorded messages solely for Instagram, like the one in this post, we’re helping to run this account. In case you’re wondering, ‘we’ are Jonnie and Colin and we worked with David on A Life On Our Planet. So, as well as sharing the messages he’s recorded especially for this account we’ll also post some exclusive clips and behind the scenes content. Stay tuned.

A post shared by A Life On Our Planet (@davidattenborough) on

Debutimi i David në Instagram paraprin daljen e një libri dhe një dokumentari në Netflix, të dy me titull “A Life On Our Planet”.

Filmi do ta shohë atë të reflektojë në karrierën e tij dhe rënien e mjedisit dhe biodiversitetit të planetit, të cilin ai e ka vërejtur nga dora e parë.

David tha se do të përdorte platformën për të shpërndarë video duke shpjeguar “cilat janë problemet dhe si mund t’i trajtojmë ato”./21Media