Në Kosovë sot janë rregjistruar 96 raste të reja me koronavirus. Këto rezultate kanë dalë nga testimi i 207 mostrave. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, bëri të ditur se sot gjithashtu janë shëruar 87 persona.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 44 raste, komuna e Prizrenit 10 raste, komuna e Pejës 7 raste, komuna e Rahovecit 5 raste, komuna e Ferizajt 5 raste, komuna e Suharekës 4 raste, komuna e Mitrovicës 3 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Vushtrrisë 4 raste, Drenas 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Fushë Kosovë, Podujevë, Skenderaj, dhe Viti”, thuhet në njoftimin e ISHKPK-së.

Në Kosovë deri tani janë regjistruar 2590 raste pozitive, prej të cilëve 1394 janë shëruar, 48 kanë vdekur. /21Media