Në Kosovë sot janë regjistruar 96 raste të reja me COVID-19. IKSHPK-ja, njoftoi se këto rezultate kanë dalë pas testimit të 439 mostrave të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i rasteve në terren.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Gjilanit 20 raste, komuna e Prishtinës 19 raste, komuna e Prizrenit 19 raste, komuna e Mitrovicës 15 raste, komuna e Pejës 6 raste, komuna e Vitisë 6 raste, komuna e Vushtrrisë 3 raste, komuna e Drenasit 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Kaçanik, Lipjan, Mamushë, Obiliq dhe Shtime.“, njofton IKSHPK-ja.

Gjithashtu, bëhet e ditur se sot janë të shëruar edhe 29 persona, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1047 raste. /21Media