970 gjoba janë shqiptuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë ndaj personave që nuk i kanë respektuar masat antiCOVID të vendosura nga institucionet shëndetësore.

Veç këtyre, janë shqiptuar edhe 956 gjoba të tjera për shkelësit e rregullave të trafikut.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dje informoi se gjatë 24 orëve të fundit vdiqën tre persona, të cilët ishin të prekur me Covid-19, u konfirmuan 205 raste të reja, ndërsa u shëruan 62 persona.

Numri total i rasteve pozitive është 18.148 raste nga 88.090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 666 raste të vdekjes. /21Media