Kaloni te përmbajtja kryesore

Humbi jetën në moshë të re aktivistja e PDK-së

Ka vdekur në moshë të re, Antigona Emini, aktiviste e Partisë Demokratike të Kosovës në qytetin e Gjilanit

Kjo u bë e ditur nga Partia Demokratike në Gjilan,  ku e ndjera ishte aktiviste. Përmes një postimi në Facebook, ata kanë shprehur ngushëllimet e tyre.

”Me dhembje të madhe morëm lajmin e trishtë për vdekjen e aktivistes sonë të re znj. Antigona Emini.
Ikja e saj në amshim për të gjithë ne është humbje e madhe. Personaliteti i saj do të mbetet shembull, e çiltërsia, puna, vullneti e gatishmëria për angazhim e bashkëpunim do të mbesin virtyte të pashlyeshme e të paharruara për secilin nga ne. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqëve e aktivistëve tonë! U prehsh në paqe Antigonë!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të PDK-së.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button