Kaloni te përmbajtja kryesore

ShBA-ja-Rusisë: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s më 1999

(Lajm i përditësuar)

ShBA-ja-Rusisë: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s më 1999

Përfaqësuesi i ShBA-së në KS të OKB-së, Robert Wood, i kërkoi kolegut të tij rus, Vitaly Nebenzia, që të mos tentojë të ndryshojë historinë.

Këtë ai e ndërlidhi me kërkesën që Rusia e kishte bërë për një seancë në lidhje me sulmet e NATO-s ndaj Serbisë, kërkesë e cila ishte refuzuar dy herë.

Edhe në seancën e sotme ku po diskutohet raporti gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres për punën e misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK), Nebenzia hodhi akuza ndaj NATO-s.

“Operacioni ‘Alied Forces’ i 1999 ka qenë i domosdoshëm dhe legjitim për tërheqjen e forcave serbe të Millosheviqit nga Kosova dhe për të parandaluar spastrimin etnik në Kosovë. Federata Ruse është thjeshtë e hidhëruar meqë Këshilli e pa se po mundoheni ta kidnaponi këtë organ, të propagoni një version të ndryshuar të historisë. E këshilloj kolegun tim rus: duhesh t’i tejkalosh këto gjëra”, tha ai ndër tjera.


ShBA: Serbia nuk ka bërë asnjë përpjekje për t’i gjetur sulmuesit e Banjskë

Zëvendëspërfaqësuesi i Përhershëm i SHBA-së në OKB, Robert Wood në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara tha se Serbia nuk e ka ndërmarrë asnjë përpjekje për t’i gjetur përgjegjësit e sulmit të Banjskës më 24 shtator.

“Liderin e proklamuar të serbëve Milan Radoiçiq. Është kritike që Serbia të punojë me KFOR-in për ta parandaluar edhe një sulm tjetër sikur ai i shtatorit të vitit 2023”, tha ai në fjalimin e tij.

Wood foli edhe rreth ndalimit të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe në kufirin me Kroacinë javën e kaluar, duke shprehur shqetësimin e madh.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button