Kaloni te përmbajtja kryesore

Tragjedia ajrore në Washington, të paktën 30 trupa nxirren nga lumi

(Lajm i përditësuar)


Ekuipazhet e urgjencës kanë nxjerrë më shumë se 30 trupa nga uji pas përplasjes së një avioni dhe një helikopteri ushtarak pranë Aeroportit Kombëtar në Washington DC.

Kështu raportojnë mediat atje në përditësimin e fundit rreth këtij rasti.

Një avion i American Airlines me 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit u përplas me një helikopter të ushtrisë amerikane Black Hawk me tre ushtarë në bord ndërsa po përpiqej të ulej në aeroportin kombëtar rreth orës 21:00 me orën lokale të së mërkurës në mbrëmje.

Të dy avionët u rrëzuan në lumin Potomac.

Administrata Federale e Aviacionit tha se përplasja në ajër ndodhi rreth orës 21:00 kur fluturimi 5342 i American Airlines – një avion rajonal që ishte nisur nga Wichita, Kansas u përplas me një helikopter të ushtrisë ndërsa po afrohej në një pistë aeroporti. Përplasja ndodhi në disa nga hapësirat ajrore më të kontrolluara dhe më të monitoruara në botë, pak më shumë se tre milje në jug të Shtëpisë së Bardhë dhe Kapitolit.


Gjenden 19 trupa nga përplasja e aeroplanit me helikopter në SHBA

Autoritetet kanë gjetur të paktën 19 trupa në lumin “Potomac” pas përplasjes së një aeroplani me një helikopter ushtarak të mërkurën vonë, në Washington DC, raporton BBC

Në avion ndodheshin 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit ndërkaq në helikopter tre personel ushtarak.

Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar në përplasje.

Aksidenti tragjik në Washington, Osmani: Kosova solidarizohet me ju

Trump reagon për përplasjen fatale të aeroplanit me helikopterin e ushtrisë

Çfarë dimë për përplasjen e aeroplanit në Washington?

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button