Kasapolli: Hajdari do ta shpëtoj Albin Kurtin në rastin e keqpërdorimit të buxhetit

Analisti, Gëzim Kasapolli në emisionin “Click” të RTV21 tha se ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari në çështjen e aktakuzës për keqpërdorim të buxhetit të Kosovës, do ta shpëtoj Albin Kurtin.
Kasapoli beson se Hajdari do të jetë viktimë në këtë rast.
“Unë besoj që do të ketë një viktimë dhe me këtë rast Rozeta, unë besoj është ajo e cila do ta marrë përgjegjësinë me qëllim që t’a shpëtojë Albin Kurtin dhe narracionin e krijuar se këta mund të jenë të korruptuar, por Albini është i pakorruptuar”, deklaroi ai./RTV21/21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?