Limaj, fton qytetarët që të votojnë
“Shpresoj që në mbrëmje në kutitë e votimit të jetë zgjidhja që kanë bërë qytetarët”
Kryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj i uroi të gjithë qytetarët e Republikë së Kosovës këtë ditë sepse siç tha ai është një ditë për të uruar.
“Shpresoj që në mbrëmje në kutitë e votimit të jetë zgjidhja që kanë bërë qytetarët e Kosovës, zgjidhje e cila do t’i jep përgjigje zgjidhjes së problemeve të tyre dhe përfundimisht Kosova të hec në rrugën duhur dhe të përmbush detyrat dhe obligimet para qytetarëve të vet” tha Limaj.
Ai tha se pret që çdo qytetarë i Kosovës të dal në zgjedhje dhe të përmbush detyrën e tij qytetare./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?