48 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka vdekur asnjë person që ka qenë i prekur me Covid-19, janë regjistruar 48 raste të reja nga 2.888 testime, ndërsa janë shëruar 5 qytetarë.
Ndërkaq, numri i të shëruarve nga COVID-19 është 105.665.
Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 582./21Media

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?