Kaloni te përmbajtja kryesore

Vetura përfshihet nga flakët në Fier

Një automjet është përfshirë nga flakët në Fier. Mësohet se makina ka marrë flakë pranë spitalit memorial.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në bypass-in e Fierit.  Automjeti i tipit “Ford”, me drejtuese shtetasen D. M., banuese në Tropojë ka marrë flakë në ecje.
Dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike që ka shkaktuar zjarrin. Mësohet se nuk ka persona të lënduar. Në pamjet e siguruara nga Ora News mund të shihet se makina është shkrumbuar totalisht nga flakët.
Forcat zjarrfikese dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes./oranews/

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button