Tensione mes çiftit, Will Smith dhe Jada Pinkett drejt divorcit?
Sjellja e diskutueshme e Will Smith në Oscar 2022 thuhet se ka krijuar më shumë tensione në martesën e çiftit pasi ata ‘mezi’ po flasin me njëri-tjetrin.
Aktori i King Richard goditi Chris Rock në skenën e ngjarjes prestigjioze për një shaka që bëri ky i fundit.
Pavarësisht qëndrimit të ndarë të njerëzve për këtë çështje, tensioni mes çiftit është në rritje.
“Që nga skandali i Oscars, tensionet mes tyre kanë qenë të dukshme. Ka pasur probleme për vite, por ata mezi po flasin tani. Nëse ata do të ndaheshin, Will ka një pasuri prej 350 milionë dollarësh që Jada do të kishte të drejtë për gjysmën e tyre sipas ligjit të Kalifornisë. Ky mund të jetë një nga divorcet më të shëmtuara në historinë e showbiz-it dhe të zgjasë më shumë se ai i Angelina-s dhe Brad-it. Will padyshim nuk e dëshiron këtë”, ka thënë një burim.
Will i kishte kërkuar falje publike Chris-it duke shkruar: “Dhuna në të gjitha format e saj është helmuese dhe shkatërruese. Sjellja ime në ndarjen e çmimeve Oscar mbrëmë ishte e papranueshme dhe e pafalshme”, kishte shkruar ai.
Ngjarja u përcoll dhe u komentua mjaft shumë. Madje, të shumtë kanë qenë ata që e kanë kundërshtuar sjelljen e Will në Oscars./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?