Kaloni te përmbajtja kryesore

Krerët e shtetit reagojnë për shpërthimin në Stamboll

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti reagoi pas shpërthimit në Stamboll, ku mbetën të vdekur të paktën 6 persona dhe 81 të tjerë u plagosën.
Ai në një postim në Twitter ka shprehi ngushëllimet e tij të përzemërta Republikës së Turqisë.
“Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e atyre që humbën jetën, ndërsa të plagosurve u uroj shërim të shpejtë”, shkroi Kurti.
Osmani: Qëndrojmë me Turqinë gjatë kësaj kohe të vështirë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se populli i Kosovës qëndron me popullin e Turqisë gjatë kësaj kohe kur atje ndodhi një shpërthim vdekjeprurës.
Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 81 të tjerë janë plagosur nga shpërthim në Stamboll. Autoritetet turke dyshojnë se bëhet fjalë për një sulm të mundshëm terrorist.
Osmani shprehu ngushëllime për viktimat dhe iu urojë shërim të shpejtë të lënduarve.
“E pikëlluar thellësisht nga lajmi i shpërthimit të tmerrshëm në zemër të Stambollit sot. Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e viktimave dhe të gjithë të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Ne qëndrojmë me popullin e Turqisë gjatë kësaj kohe të vështirë.”, shkroi ajo në Twitter.
Sveçla shpreson në ndriçimin e rrethanave të shpërthimit në Stamboll
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla reagoi pas shpërthimit që ndodhi pasditën e sotme në Stamboll.
Ai shprehi ngushëllime popullit turk si dhe u lut që ky të jetë rasti i fundit.
“Në këto momente të vështira, ndajmë dhimbjen me të gjithë popullin turk, me institucionet atje e në veçanti me familjarët e viktimave. Të gjithë të lënduarve ju uroj shërim sa më të shpejtë. Lutemi që të jetë rasti i fundit që ka tronditur popullin turk dhe të gjithë ne. Shpresojmë në zbardhjen sa më të shpejtë të të gjitha rrethanave të kësaj ngjarjeje të kobshme.”, shkroi Sveçla.
Konjufca ngushëllon Turqinë pas shpërthimit në Stamboll
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca reagoi pas shpërthimit të sotëm në Stamboll ku mbetën të vdekur disa persona e u lënduan disa të tjerë.
Konjufa ngushëlloi Turqinë për të vdekurit dhe uroi shërim të shpejtë për të lënduarit.
“Ndajmë dhimbjen e madhe me familjet e viktimave dhe lutemi për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve. Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet, popullin turk, Asamblenë e Madhe Kombëtare dhe Presidentin e Turqisë. “, shkroi Konjufca në Facebook.
Të paktën 6 persona kanë vdekur dhe 53 janë lënduar në shpërthimin që ndodhi në pasditën e sotme në sheshin Taksim- Stamboll. Presidenti i Turqisëe cilësoi këtë si sulm terrorist./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button