Kaloni te përmbajtja kryesore

Kleriku gjendet i vdekur brenda kishës ortodokse në Vushtrri, policia jep detaje

Kleriku i kishës ortodokse në Vushtrri është gjetur i vdekur mbrëmë (26 janar) rreth orës 22:58 në brenda objektit të kishës në Vushtrri.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha për portalin rtv21.tv se viktima S. Ç (48 vjeç) është gjetur nga ana e familjarëve e pastaj është raportuar dhe në polici.
“Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.”, bëri të ditur Zahiti./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button