Muhaxhiri: Me mos reagimin për sulmin ndaj Valon Sylës, Presidentja Osmani është rreshtuar me dhunuesit

Analisti Artan Muhaxhiri e quajti të tmerrshme mos-reagimin e presidentes Vjosa Osmani për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.
Muhaxhiri në emisionin “Click” në RTV21 tha se Osmani është presidente e gjithë qyetarëve edhe kur dikush e kritikon.
“Valon Syla e ka kritikuar vazhdimisht, por kjo në asnjë mënyrë, në asnjë kriter moral nuk i jep të drejtë presidentes që të mos reagoj ndaj ëktij akti barbar për të cilin reaguan që të gjithë . Turp duhet me qenë edhe për stafin e saj sepse aty e dinë saktë se cfarë do të thotë, cdo kush që nuk reagon d.m.th pajtohet me dhunuesit, pra heshtja është pranim, Presidentja Osmani është rreshtuar me dhunuesit”, tha Muhaxhiri.
Gazetari Valon Syla u sulmua natën e së martes në lagjen Bregu i Diellit.Syla në Facebook shkroi se tre personat që e sulmuan atë, në pamje ishin “islamik fanatik”. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?