Një qytetar nga Peja, Taulant Devolli u ankua për RTV21, se për shkak të masave të reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës, nuk po mundet të kthehet nga puna në shtëpi.

Ai sërish për portalin rtv21.tv tregoi se arriti në shtëpi këmbë duke i shfrytëzuar rrugët alternative.

Mirëpo filimisht atij iu është dashur të pres 10 minuta, sic deklaroi Devolli një gjë të tillë e kaloi në të ftohtë.

“U desh me parku veturën aty dhe me ecë në rrugë alternative neper ftoht”, tha ai për rtv21.tv.

Megjithëse u shpreh se mirëkupton policinë e Kosovës, ai këtë e cilësoi si gabim.

“U thash qe e di që janë t’u e kry punë e tyre ama shumë gabim janë tu bo”, tha Devolli.

Të hënën kur prapë masat janë në fuqi atij i duhet të paraqitet në punë, e si do të ia bëjë ai u shpreh se: Vetëm Zoti e din fatin e tij.

Ndërkohë sa i përket marrjes së lejes për qarkullim, ai shprehu revoltën ndaj ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj. Tha se paisja me një dokument të tillë e bën të ndihet si kriminel.

“Disi duhet me ja bo, por po ndihem si kriminel t’u u dashtë me nxjerre letra kot, kur jam i regjistruar në trust dhe pagues i tatimeve. Këto janë ligje kot. Qytetarin që është i pandergjegjshëm nuk e ndal ligji. Qytetari i ndërgjegjshëm kujdeset vete për distancën dhe pastertinë pa e obligu polici”, deklaroi Devolli.

Peja bën pjesë në zonën e kuqe të rrezikut ndaj Covid-19, përcaktuar nga Qeveria e Kosovës,. Në këtë qytet kufizohet orari i lëvzijes nga ora 19:00 deri në 5:00 të mëngjesit. /21Media